E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 14 minuta më parë
Video · Vendi

Mijëra në protestë, studentët paralizojnë Tiranën: Bllokim rrugësh ose grevë!

Mijëra të rinj janë mbledhur këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në proteste për një listë me kërkesa që i kanë bërë publike prej ditësh.

 

Studenteve të Universiteteve Publike i janë bashkuar në këtë proteste msive edhe qytetare të ndryshëm por edhe gjimnazistë të Tiranës.

 

Reklamë

Një pjesë e studenteve të rretheve kanë ardhur në kryeqytet ndërsa pjesa tjetër protestojnë në Korcë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Durrës.

 

Numri I pjesmarrësve këtë të martë është shumë I madh.

 

Rugët e Tiranës kanë qënë thuajse të paralizuara ndërsa policia rrugore është përpjekur të menaxhojë edhe ato pak rrugë që kanë qënë të lira.

 

Mbetet për tu parë se cili do të jetë fati I protestes pas orës 16:00 të kësaj të martë që ështgë vendosur edhe si afat I fundit që studentet I kanë lënë ministrisë dhe qeverisë për plotësimin e të gjitha kërkesave.

 

 

Ata nuk  negociojnë kërkesat e tyre për asnjë arsye.

 

Ata thonë që protesta do të përshkallezohet por ende nuk ka një orientim të qartë se cila do të jetë forma.

 

Një grup pohojnë se do të procedohet me bllokim rrugësh ndërsa të tjerë I qëndrojnë idese për tu future ne greve.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë