E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mijëra grekë protestojnë në Athinë e Selanik, kundërshtohet vaksina me detyrim

Vendimi i qëverisë greke për të vaksinuar me detyrim një grup të caktuar te punonjësve shendetesore ka shkaktuar sërish zëmërimin e qytetarëve, të cilët mbushën rrugët për të protestuar.

 

Njerëzit u mblodhen në qendër të Athinës duke kundërshtuar programin e ri të qeverisë. Protesta u përshkallëzua ne dhunë, pasi demostruesit hodhën gurë dhe shishe uji drejt policise.

 

Reklamë

Forcat e rendit u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës. Gjatë përplasjeve, katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një oficer policie.

 

 

Në protestë morën pjesë edhe shumë priftërinj, sipas të cilëve vaksina me detyrim shkel të drejtat e njeriut.

 

 

Edhe në Selanik, rruget krysore u mbushen me protestues. Demostruesit u mblodhën para Kullës së Bardhë në Portin e qytetit dhe marshuan drejt qendrës, duke mbajtur flamuj grekë dhe pankarta ku shkruhej: “Jo vaksinimit të detyrueshëm”.

 

 

Ndërkohë edhe në Francë mijëra njerëz pushtuan rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera. Protestuesit  kundërshtuar ashpër ligjin e ri i cili lejon hyrjen në teatro, muze apo në stadiume vetëm me pasaportën e vaksinimit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë