E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Mijëra grekë, protestë kundër emrit “Maqedoni” para parlamentit

Nga të gjitha skajet e Greqisë janë mbledhur sot në Athinë në sheshin përpara parlamentit qindra mijëra qytetarë në tubimin masiv kundër emrit të Maqedonisë.

 

Me moton “Maqedonia është greke”,protestuesit kundërshtojnë çdo lloj përdorimi të termit Maqedoni në emrin e ri që pritet të vendoset pas negociatave intensive mes Athinës dhe Shkupit zyrtar.

 

Reklamë

Të parët që mbërritën para parlamentit ishin qytetarët nga Kreta dhe Selaniku. Në drekë, protesta pritët të shënojë kulmin me fjalimet që pritet të mbajnë figura të njohura, mes tyre dhe kompozitori grek  87-vjeçar Mikis Theodhorakis, shtëpia e të cilit u sulmua dje nga persona të panjohur.

 

Fjalim do të mbajnë gjithashtu dhe përfaqësues të Sinodit të Shenjtë, të cilët janë shprehur kundër përdorimit të termit Maqedoni.

 

Për tubimin e sotëm është  përgatitur një flamur grek me përmasa shumë të mëdha.

 

Në të gjitha rrugët e Athinës  shiten flamuj të Greqisë me emblemë të Bizantit. Policia ka marrë masat ndërsa në shesh do të jenë 19 mijë forca.

 

Deri më tani janë organizuar mbi 2500 autobusë nga gjithë vendi. Stacionet kryesore të metrosë do të jenë të mbyllura gjithashtu dhe rrugët kryesore për automjetet. Kryetari i Komisionit Organizativ është shprehur se pritet që numri i protestuesve t jetë mbi 1.5 milionë.

Më shumë video

Reklamë