Subscribe

Shqiptarët e Kosovës i mbeten besnikë plazheve të vendit edhe në këto ditë të nxehta të shtatorit. Këtë të diele, mësohet se kanë kaluar kufirin drejt shqipërisë mbi 15 mijë qytetarë, duke krijuar rradhë kilometrike në Morinë.

 

Sipas të dhënave, në pikën kufitare po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë me 6 sportele.

 

Ndërsa sa i takon muajit gusht, në shqipëri janë futur më shumë se 800 mijë qytetarë të kosovës për pushime në bregdetin e vendit.

 

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë qarkulluar  me shumë se 5400 shtetas shqiptare dhe të huaj.

 

Sipas të dhënave, kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut mbi 3600 shtetas dhe kane dalë mbi 1800 të tjerë. Shifrat tregojnë se numri i hyrjeve vazhdon të mbetet i lartë krahasuar me javët e kaluara, kjo edhe per shkak të motit te mirë që favorizon vazhdimin e plazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *