Subscribe

Ndërsa policia ka nisur një aksion për të goditur të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, nga ana tjetër është rritur edhe numri i ankesave për efektivët pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

Raporti 4 mujor i këtij institucioni, tregon se pesha më të madhe e ankesave të regjistruara të qytetarëve janë kryesisht për rendin dhe policinë rrugore.

 

Konkretisht nga Janari deri në Prill të këtij viti, pranë kësaj agjencitë janë trajtuar gjithsej 733 ankesa.

 

Në krye të këtij numri është policia e rendit me 316 ankesa, më pas vijnë ato ndaj policisë rrugore me 230 në total.

 

Vlen të theksohet se muaji prill mban numrin më të lartë ku qytetarët janë ankuar kundër policisë. Në këto 30 ditë, ka patur të regjistruar si ankesa 87 për rrugoren dhe 95 për rendin.

 

Sa i takon pretendimeve kundër policisë rrugore, qytetarët janë shprehur për gjobvënie të padrejta dhe selektive, mos kryerje të veprimeve në rast aksidentesh dhe të hetimit të krimeve etj.

 

Edhe gjatë vitin 2021 ka patur një numër të lartë ankesash kundër policisë rrugore.

 

Në bazë të këtyre ankesave, Agjencia e Mbikëqyrjes Policisë nisi disa hetime duke referuar materiale në Prokurori për 20 efektivë, 7 për punonjës të nivelit drejtues dhe 13 të rangut zbatues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *