Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më...

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i dyshes së...

E rëndë në Malin e Zi, vrasje e trefishtë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra mbeten aktive

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të mbijetuar, mbi...

Migrimi: Akuza të rënda kundër Greqisë

29 Maj 15:26

Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate, dhunës arbitrare të policisë greke e dëbimeve ilegale. Ekspertët kërkojnë një sistem të pavarur kontrolli.

Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në rrugët e Greqisë. Ajo jeton nga viti 2018 në Selanik dhe punon për organizatën “people on the move”. Fjala është për mbështetjen e migrantëve që jetojnë legalisht ose ilegalisht në Greqi. Hope rrëfen, se që nga shpërthimi i pandemisë, gjendja e refugjatëve është keqësuar dukshëm. “Ka dënime për të pastrehët, që qëndruan jashtë gjatë lokdaunit.” Sipas Hope Barker azilkërkuesit janë mbajtur në kampe apo janë burgosur në mënyra të tjera, pavarësisht nëse kishin dokumente apo jo.

Hope Barker është pjesë e organizatës që monitoron dhunën në kufij, “Border Violence Monitorinig Network, BVMN, një organizatë e pavarur që regjistron gjendjen e migrantëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin. Në një kohë që vëmendja e opinionit botërore është përqëndruar në ishujt si Lesbos dhe kampin e ri Mavrovouni, që në media njihet si “Kara Tepe”, policia greke vepron në veri të vendit jashtë vëmendjes së mediave. Ndërkohë migrantët raportojnë për rrëmbime nga policë në mes të rrugës apo nga kampi i afërm Diavata. Jo vetëm kaq. Organizata për të drejtat e njeriut, si BVMN ngrenë akuza të rënda kundër autoriteteve greke të sigurisë. Në gjashtë burgjet e dëbimit brenda Greqisë, ish-të burgosurit raportojnë për dhunë strukturore dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Arrestime arbitrare

Shumë migrante dhe migrantë jetojnë në Greqi në rrugë. Në zonat e prostitucionit pranë stacionit të Selanikut ata fshihen natën në shtëpi të braktisura apo trena të dalë nga përdorimi, gjithmonë me frikën e policisë. Frika kryesore: dëbimi ilegal në Turqi, që do të thotë që autoritetet greke i çojnë ata në kufirin e lumit Evros, merren nga kontrabandistë të huaj, që me gjasë bashkëpunojnë me autoritetet greke, dhe dërgohen pastaj në bregun turk. “Unë kam dokumenta. Por na duhet të fshihemi, sepse ndryshe policia na kap.” thotë Reza, një 23 vjeçar nga Afganistani. Në orët e mbrëmjes ai kërkon një vend për të fjetur bashkë me të njohur të tij. “Kam katër muaj që jetoj këtu dhe kërkoj punë, po nuk gjej asgjë.”

Edhe migrantëve, të cilëve iu është njohur azili nuk gjejnë dot punë apo strehim në Greqi. Veç dëbimeve ata kanë frikë edhe nga dërgimi në ndonjë nga burgjet e dëbimit. Një ish-i burgosur i burgut të dëbimit, Paranesti në veriun grek, rrëfen për organizatën, BVMN, se “të burgosurit kanë shumë pak për të ngrënë, atyre nuk u jepet veshje dhe goditen apo ofendohen rregullisht.” Nëse ata ankohen për rojet për këtë gjendje, atëherë vijnë policë të maskuar dhe i rrahin keq. Ai vetë thotë, se është rrahur disa herë.

Hope Barker thotë, se ky nuk është një rast i vetëm. Metodat e autoriteteve greke të sigurisë janë brutale, si në kampe ashtu edhe në burgjet e dëbimit apo kthimet ilegale. Migrantët kanë raportuar për keqtrajtim me orë. “Njerëzve iu është rruar koka. Këto nuk janë thjesht dëbime, kjo është shumë e dhunshme.”

Avokati i Popullit pa mjete dhe kompetenca

Qeveria greke hesht për këto akuza ose i hedh poshtë ato. Avokati i Popullit, Andreas Potakis ka publikuar një raport, ku ai shprehet për disa raste. Ai kritikon mungesën e mjeteve për të kryer hetime më të gjera dhe të kompetencave. Potakis i ka bërë thirrje autoriteteve të policisë të hetojnë vetë këto akuza, por përgjigja që ka marrë është, se hetimet e brendshme kanë konfirmuar, se nuk ka pasur shkelje të ligjit nga policët grekë.

Dimitris Koros, avokat në Këshillin e Refugjatëve të Greqisë kritikon ashpërsimin e ligjit të azilit në Greqi. Policia, sipas këtij ligji, mund të arrestojë edhe azilkërkues me dokumente të vlefshme për shkeljet më të vogla ligjore dhe t’i dërgojë në burgjet e dëbimit, edhe pa vendim gjykate. “Kjo është një botë paralele me sistemin e së drejtës penale”, thotë Koros për Deutsche Wellen. Për të këto ligje janë ekstreme.

Europa si fortesë

Në Greqi po merr formë fortesa Europë. Burgjet e dëbimit brenda vendit, hotspotet e reja në ishuj: Të gjitha këto komplekse të sigurisë së lartë financohen me fonde europiane. Edhe në qendrën e mirëseardhjes dhe identifikimit, Diavata po ngrihet një mur tre metra i lartë, me porosi të Organizatës Botërore të Migracionit, IOM, organizatë e refugjatëve të OKB. Në dokument flitet vetëm për një “gardh”. Në një takim me shtypin të organizuar më 26 maj, Gianluca Rocco, drejtues i IOM për Athinën shprehet se qendrat e mirëseardhjes do të mbeten të hapura. Pyetjes së Deutsche Welles, nëse IOM e di, se gardhi, për të cilin flitet, në fakt është një mur betoni, Rocco i përgjigjet. “IMO administron një projekt, që financohet nga BE. Ky projekt mbështet autoritetet greke në administrimin e 31 kampeve në brendësi.” Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete të ndërtimit dhe mirëmbajtjes. “Ka pasur një kërkesë të qeverisë greke për të ngritur një gardh në Diavata dhe në tre vende të tjera.” IOM e ka vlerësuar këtë dhe e ka informuar Athinën për mundësitë.

Për të mënjanuar shkelje të tjera të ligjit, Hope Barker, aktivistja për refugjatët kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur të kontrollit nga organizatat që e njohin mirë situatën e migrantëve. “Ky duhe të financohet nga Komisioni Europian në mënyrë të pavarur. Përveç kësaj duhet të ketë kontrolle të paparalajmëruara në kufij.” Vizitat e paralajmëruara, si ajo e Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët, UNHCR nuk mjaftojnë për të siguruar, që policët grekë në vendin anëtar të BE, Greqi t’i përmbahen së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
akuza Greqi Migrimi

Nga e njëjta kategori

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë apo të fitojmë

më shumë...

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën 11 persona në Indi

më shumë...

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet për më shumë emergjenca

më shumë...

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie për ideologji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

10:48

Disa mënyra për të minimizuar rrathët e...

10:37

Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja...

10:33

E rëndë, ra në kontakt me energjinë...

10:20

Dita e 93 e protestës, qytetarët nisin...

10:11

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja...

10:11

Magyar kritikon BE: Duam vetëm të mbijetojmë...

10:03

Çfarë është ishemia cerebrale?

9:58

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën...

9:38

A i “pastron” veshkat një gotë ujë...

9:18

Von der Leyen: BE duhet të përgatitet...

9:10

Muçi-Salah dhe gol, tjetër kombinim perfekt i...

8:45

E rëndë në Malin e Zi, vrasje...

8:40

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe...

8:31

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:09

Përmbytjet në Nepal/ Pak shpresë për të...

8:07

Humbi jetën gjatë transportit për në Tiranë...

7:46

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në...

7:33

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Tiranë

7:19

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.