Subscribe

Nje tjetër futbollist i kombëtares shqiptare ka gjetur skuadër te re per sezonin e ardhshëm. Migjen Basha tashme është nje lojtar i Barit. 29-vjeçarit i ka ardhur me ne fund leja e kalimit nga zviceranet e Lucernes, por per shkak te vonesës, ai nuk u përfshi ne skuadër nga trajneri Roberto Stelone per ditën e sotme ne kupën e Italisë. Kalimi te Bari per Bashen ishte nje formalitet, pasi ai kishte kryer vizitat mjekësore dhe kishte nënshkruar nje kontrate dyvjeçare. Vitin e kaluar Basha ishte dhënë ne formën e borxhit nga Lucerna te Komo qe ne fund te sezonit u përshëndet nga Seria B, duke përfunduar ne vend te fundit. Ne marrëdhënie te përkeqësuar me trajnerin gjerman te Lucernes, Markus Babel, Basha këmbënguli te mos kthehej ne Zvicër, per te vazhduar karrierën ne Itali. Nga ana tjetër, Bari qe përfundoi ne vend te peste vitin e kaluar ne renditje dhe luajti ne play-off edhe kete sezon ka ambicie te mëdha, per te hyre ne elitën e futbollit italian Seria A. Per këtë arsye, klubi po kërkon emra potent mes te cilëve eshte folur edhe Antonio Casano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *