Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka marrë mbështjetjen e homologut të tij grek Kirjakos Micotakis, për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu në këtë takim është theksuar se implementimi konzistent dhe me kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyçe për mbarëvajtjen e raporteve dhe sigurimit të perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur press shërbimi qeveritar.
Sipas mediave greke, Micotakis i ka thënë Zaevit se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por ka shtuar se ratifikimi është pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë.
Gjithahstu pjesë e këtij takimi kanë qenë dhe shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, zëdhënësi qeveritar grek Stelios Pecas si dhe këshilltarja e kryeministrit grek për punë të jashtme Aleksandra Papadopullu.





