Turqia nuk heq dorë nga synimet e saj për të kërkuar naftë dhe gaz në zonën e diskutuar detare me Greqinë dhe Qipron. E ndërsa flotat ushtarake të të dyja vendeve janë në gatishmëri, kryeminsitri grek Kiriakos Micotakis ka bërë të qartë se kërkon dialog të ndershëm. Në të kundërt, greqia do të detyrohet të mbrojë me cdo kusht sovranitetin e saj.

KYRIAKOS MICOTAKIS KRYEMINISTER I GREQISE

“Greqia është një vend krenar dhe i forte, nuk u nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve. As nuk toleron veprime provokuese. Ne kemi negociuar dhe nënshkruar marrëveshjet tona të delimitimit të Zonës Detare me Italinë dhe së fundmi me Egjiptin. Në të njëjtin kontekst të legjitimitetit të sigurt, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me të gjithë fqinjët tanë.”

Kryeministri grek paralajmëroi se përqendrimi i një numri të madh të anijeve të flotës në një zonë kaq të kufizuar krijon në mënyrë të pashmangshme rrezikun e një aksidenti.

“Me provokimet e përsëritura, Turqia po teston qëndrueshmërinë e Greqisë dhe Europës. Ne nuk jemi vetëm në këtë përpjekje. Prandaj njëse vazhdon politika agresive, rruga e vetme që hapet është ajo e sanksioneve të forta kundër saj. E përsëris: Ne përgjigjemi, nuk sfidojmë. Dhe mezi presim që më në fund vendi ynë fqinj të logjikojë që të mund të fillojë një dialog i mirë besnik.”

Ndërkohë Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi se Ankaraja do të mbrojë “të drejtat dhe interesat e saj” në rajon. Presidenti francez, Emmanuel Macron në një postim në rrjetin social tëitter, deklaroi se do të forcojë përkohësisht praninë ushtarake franceze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *