Kryetari i partisë opozitare më të madhe greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, është shprehur se ndryshimet kushtetuese, janë më të këqia se vetë marrëveshja, por edhe përsëriti se partia e tij  nuk do të votojë për ratifikim të zgjidhjes mes dy vendeve.

 

“Në çështjen e Shkupit, Marrëveshja e Prespës vazhdimisht e rrit numrin e fakteve negative tashmë të përfunduara, siç duket nga procesi i revizionit të vendit fqinj. Ato punë që sillen për revizion  në Kushtetutën e re të Shkupit janë ende më të këqia nga vetë Marrëveshja e Prespës. Përkatësisht ta them këtë më thjeshtë: me vendimet e tij, Qeveria i lejoi Shkupit tashmë të tallet me Greqinë”.

 

Lideri i partisë opozitare më të madhe greke edhe njëherë porositi se ata nuk do të votojnë për Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi se Cipras obligohet  që ratifikimi në Parlament  të jetë para zgjedhjeve, duke u përpjekur  për ndonjë shkëmbim.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se Demokracia e Re nuk do të votojë për Marrëveshjen e Prespës, as tani,  as pas zgjedhjeve, sipas tij e vetmja mënyrë që të mos ratifikohet kjo marrëveshje është të mbahen  zgjedhje kombëtare para se të vjen në Parlament.

 

“Është e dukshme se Cipras është përkushtuar çështjen e Shkupit ta kalojë në Parlament, para se vendi të shkojë  në zgjedhje dhe se synon për ndonjë lloj të shkëmbimit. Një është e sigurt, nuk bëhet fjalë për shkëmbime që do të jenë në interes të vendit, por për disa privilegje politike të përkohshme për të cilat Cipras ka iluzion se do t’i shërbejnë atij dhe partisë së tij”

 

Micotakis, në vazhdim e përmendi edhe  dorëheqjen e Koxiasit ku edhe njëherë pyeti pse Cipras nuk e publikon letrën  e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, si dhe të dhënat e seancës qeveritare e cila ishte e përpiktë që Koxias ta braktisë Qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *