E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mickoski: Së shpejti do të zbulojmë kandidatët për president

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se së shpejti do të publikohen emrat e kandidatëve të mundshëm për President të ardhshëm të vendit.

 

Në fjalën e tij para mediave Mickoski është shprehur se tashmë kanë angazhuar strukturën e partisë që të përgatisë planin e aktiviteteve për zgjedhjet presidenciale dhe pret që së shpejti VMRO të përfundojë me këtë plan.

 

Reklamë

“Shumë shpejtë, në ndonjë prej mbledhjeve të ardhshme të Komitetit ekzekutiv do të përpunohet plani i aktiviteteve. Ashtu që e ftojmë opinionin t’i ndjek aktivitetet e VMRO DPMNE-së dhe në kohë do të informohet për kandidatët e mundshëm, propozimet e mundshme, kandidatet e mundshme dhe kështu me radhë. VMRO DPMNE mundohet të jetë sa më transparente që është e mundur”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë