E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 2 minuta më parë
Rajoni

Mickoski: Qytetarët të vendosin vet nëse duan të votojnë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski,  deklaroi se kjo forcë politike nuk ka në plan për bojkotimin e referendumit, populli duhet të vendosë vetë se si do të veproj.

 

Në marshimin e sotëm protestues në Ohër, Mickoski përsëriti qëndrimin tashmë të njohur deri më tani, me të gjitha anët e këqija dhe nenet në Marrëveshje, që janë dështuese për Maqedoninë.

 

Reklamë

Ai alarmon për presione nga pushteti për dalje më 30 shtator dhe sipas tij, kjo tregon pafuqinë e tyre.

 

“Nuk do të kenë sukses ndërsa pushteti duhet t’i qetësojë kërcënuesit e saj për shkak se, jo tani, por ju tregoj dhe ju siguroj, më dëgjoni me kujdes- do të vijë ditë kur do të “kërkohet llogari” dhe do të kërkohet përgjegjësi para ligjit për të gjithë ju kalëruesit e Apokalipsit. Ligji është i qartë, mbi 900.000 votues që duhet të dalin dhe minimum gjysma të votojnë “Për” marrëveshjen, kjo me ligj është referendum i suksesshëm, as më pak e as më shumë. Nëse dalin më pak, do të thotë se marrëveshja nuk ka kaluar”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë