E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Rajoni

Mickoski: Duam Europën jo kapitullimin

Kreu i VMRO-DPMNE, Kristijan Mickoski, deklaroi se opozita mbështet rrugën Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se forca e tij politike nuk do të qëndrojë krah për krah me ata të cilët, nënshkruan kapitullimin.

 

“Do të përsëris qëndrimin tonë se opozita është duke ecur fort drejt rrugës së integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, por nëse dikush pret që opozita të qëndrojë krah për krah me ata që e kanë nënshkruar këtë kapitullim, është tepër pretenduese, të pritet një gjë e tillë nga opozita”.

 

Reklamë

Gjithashtu Mickoskii i përgjigjet zv-kryeministrit për Integrimin Evropian Bujar Osmani, i cili tha se opozita e ka të qartë se të ardhme euroatlantike për Republikën e Maqedonisë nuk ekziston, sepse reformat në asnjë farë baze nuk kanë filluar tashmë e 13 muaj.

 

Ndërkaq sipas tij ministrat që merren me proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, më e mira që mund të bëjnë është që të japin dorëheqje morale menjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë