Gledi Mici nuk është më lojtar i Skënderbeut dhe një gjë të tillë mbrojtësi fierak e deklaroi vetë duke hapur rrugë ofertave të mundëshme për të.

 

Në të tilla kushte, e ardhmja e këtij futbollisti duket se lidhet me Shkëndijën e Tetovës, që po kërkon një mbrojtës të majtë dhe Mici mund të jetë ideali në këtë moment.

 

Për më tepër, 27-vjeçari ka një përvojë të konsiderueshme edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ka luajtur me Skënderbeun në grupet e Europa League. Lajmi për kalimin e mundshëm të Micit në kampionatin maqedonas qarkulloj prej ditësh dhe tani mbetet të shihet çfarë do të ndodhë konkretisht.

 

Pas këtij largimi, Skënderbeu ka filluar të mendojë edhe për aleancat në sezonin e ri dhe sigurisht që kërkon të forcojë raportet me ekipin e Luftëtarit. Për këtë arsye, Dejvi bregu është rihuazuar tek luftëtari për të marrë pjesë në kupat e Europës dhe më pas do të riktheht në Korçë.

 

Dukshëm një lëvizje e mirëmenduar për Skënderbeun kjo që kërkon të sponsorizojë Bregun në Europë që më pas të mund ta shesë në një ekip europian nga transferimi i të cilit do të fitohen të ardhura të rëndësishme. Tashmë pa Champions Ligën, sigurisht që p[ër Skënderbeun e vetmja mënyrë për të siguruar një bilanc pozitiv është shitja e lojtarëve dhe menaxhimi i talenteve që duket se do të jetë fokusi kryesor i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *