Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Michel viziton Kosovën javën e ardhshme

9 Qershor 14:05

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel.

 

Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

 

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

 

Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

 

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

 

Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij. Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.

 

Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”.

 

Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”.

 

Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”.

 

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE.  DW/

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Kosovë Michel vizite

Nga e njëjta kategori

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të jem avokat i të drejtave të shqiptarëve

më shumë...

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.