Subscribe

Xhirimet e këtij dokumentari u ndërprenë në mars të vitit 1997 për shkak të shpalljes së gjendjes se jashtëzakonshme në Shqipëri. Megjithatë, ky projekt vjen i përfunduar 18 vjet më vonë. Mevlan Shanaj sjell “Rrugët 2”, si projektin që nuk mundi të realizojë më shumë se një dekadë më parë. I konceptuar si vazhdimi i atij rrugëtimi në kryeqytetin shqiptar, regjisori dhe njëkohësisht pedagogu pohon për Vizion Plus se përmes këtij filmi dokumentar rrëfen të vërteta dhe plagë që i shohim çdo ditë në rrugët e Tiranës. Për të dokumentari është e vërteta në kinematografi. I rikthyer rishtazi si një ndër zhanret që i pëlqen më shumë, regjisori thumbon me pamje, po aq sa edhe premton për projektin e radhës, që gjithashtu do të jetë një dokumentar. E nëse apelin ju fton ta zbuloni në “Rrugët” e Tiranës me dashamirësi, një hije zhgënjimi e kaplon kur e pyesin për koston e këtij produksioni. Pjesa e parë e këtij filmi-dokumentari që është realizuar në vitin 1996 dhe që nuk u prezantua asnjëherë i plotë tek publiku, vjen këtë mbrëmje në kinemanë e pedonales bashkë me pjesën e dytë të xhiruar 18 vjet më vonë, në 2015-ën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *