Politikë
Metodologjia e re e zgjerimit/ Soreca: Lajm i mirë për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca e cilësoi një lajm të mirë për Shqipërinë metodologjinë e re për zgjerimin. Ai u shpreh në “Twitter” se përmes kësaj metodologjie do të inkurajohet zbatimi i mëtejshëm i reformave.
“Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ajo e çon anëtarësimin në BE përpara dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë për të çuar para reformat.”
Edhe nga ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth u quajt një lajm i mirë për vendin tonë metodologjia e re, ndërsa nga ana e Komisionit Evropian është deklaruar se nuk do të ketë kushte shtesë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




