Subscribe

Kërkesa e 6 të arrestuarve të operacionit “Metamorfoza” për t’u liruar nga burgu, është rrëzuar nga Apeli i Posaçëm.

 

Deri në përfundim të hetimeve, investitori strategjik Pëllumb Gjoka bashkë me shoferin e tij, ish-shefi i operacionales Oltion Bistri, ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita dhe të prangosurit e tjerë, do të rrinë në qeli.

 

Vendimi nuk është pritur mirë nga avokati i biznesmenit Gjoka, Ylli Manjani, i cili tha se përgjimet e SKY dhe ENCROCHAT nuk duhen marrë të mirëqena si prova nga gjykata.

 

YLLI MANJANI

 


AVOKAT

 

Gjykata nuk arrin të jetë në lartësinë e kolegëve në perëndim. Ne do vazhdojmë në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese derisa të bindet edhe skeptiku më i madh i këtij vendi. Kolegët e tyre në perëndim, të dhëna të tilla nuk i pranojnë si prova.

 

Manjani e krahasoi Gjykatën e Posaçme me instrumentet që përdorte regjimi komunist.

 

YLLI MANJANI

 


AVOKAT

 

Po të duan të hetojnë, të hetojnë, por ky nuk është standard. Me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Unë nuk bëj dot teori konspiracioni. Unë nuk i ushqej dot as konspiracionistët, as gjyqet popullore. Atë që nuk keni parë ju dhe nuk e kemi parë ne akoma dhe mesa duket do ta shohim është, standardi shumë i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Shprehja e shokut Enver, “I gjithë populli, ushtar” do të bëhet “ I gjithë populli në burg” dhe kjo godina këtu do të bëhet si godina e degës ushtarake që të thirrnin për zbor.

 

Të arrestuarit akuzohen për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të cilat u zbardhën nga organet e huaja ligjzbatuese përmes përgjimit dhe zbardhjes së bisedave telefonike. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal sipas akuzës, komunikonin mes tyre për të porositur atentate dhe ekzekutime mafioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *