“Metamorfoza” kalon në gjyq, nën akuzë biznesmenë dhe ish-zyrtarë të Prokurorisë e të Policisë
Nën akuza të rënda penale, Gjykata Antikorrupsion kaloi për gjykim Dosjen Metamorfoza me të pandehur ish-zyrtarë të policisë, drejtësisë si dhe biznesmenë.
Bëhet fjalë për ish- kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish- drejtuesin e forcës operacionale, Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe katër të pandehurit e tjerë që do t’i nënshtrohen gjykimit.
Këta persona kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por kjo mbetet për tu vendosur nga togat e zeza.
Në bashkëpunim ata akuzohen për sigurim të kushteve për të vrarë pesë persona, mes të cilëve janë Ibrahim Lici, Kleant Musabelliu e Dorian Duli.
Po ashtu akuzat që rëndojnë mbi ta janë korrupsion aktiv e pasiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe armëmbajtje pa leje të gjitha këto vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Operacioni u firmos pas dekodimit të aplikacioneve SKY ECC dhe ENCHROCHAT, ndërsa pritet që në 19 dhjetor gjykata kushtetuese të shprehet për ligjshmërinë apo jo të përgjimeve të dala nga aplikacionet e koduara.
DOSJA “METAMORFOZA”
Pëllumb Gjoka
Behar Bajri
Edmond Preka
Astmer Bilali
Ardit Hasanbegaj
Oltion Bistri
Xhevahir Lita./vizionplus.tv




