Subscribe

Një proces zgjedhor në një vend demokratik, ka nevojë për të gjitha palët, në mazhorancë dhe opozitë. Qëndrimi vjen nga kreu i kuvendit Ilir Meta, i cili vazhdon te japë mesazhe për shmangien e konfliktualitetit në vend duke u përpjekur të marrë rolin ndërmjetësuesit mes palëve.

 

“Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm”

 

Deklaratën Meta e bëri gjatë ceremonisë së inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”, në shoqërinë e kreut të Bashkisë Erion Veliaj dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Moment të cilin kryeparlamentari e shfrytëzoi për të thënë se vendi ka nevojë për politikanë më tolerant.

 

Pavarësisht kritikavetë bëra nga LSI për Ministrisë e Arsimit, kjo nuk e ka penguar ministren Nikolla të falenderojë Metën për mbështetjen e dhënë në këto vite.

 

Bashkëpunimit dhe konsensusit brenda koalicionit iu referua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili vlerësoi angazhimin politik dhe institucional të Metës.

 

Për të kaluar përtej ceremonive zyrtare, Ilir Meta i kujtoi kryebashkiakut të Tiranës rininë, kohë të cilën, Veliaj ka rrëfyer se për shkak të nevojave familjave është detyruar të shesë fiq tek Pazari i Ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *