Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur takimin me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ashtu siç pritej, gjatë bisedës Meta ka dalë në krah të aleatit të tij Sali Berisha duke sqaruar gazetarët se i ka përcjellë diplomates amerikane mendimin e tij se pas shpalljes “non grata” qëndrojnë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“I shpreha bindjen që në radhë të parë është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Se Basha gjithë vendiemt e gabuara që ka marrë, bojkoti i rerofmes, djegia e mandateve, falja e institicioneve të pavarura Ramës, falja e pushtetit vendor në tavolinë Rames, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha e ky është akt e vendim i SHBA që s’kemi pse ta diskutojmë. Por njëkohësisht, seriozisht i thashë që të thotë në Uashingtion që të paktën unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilni as kam qenë e as jam dakort se e quaj jo proporcional, se pa një vendim të tillë do kishim sërish kryetar të PD Lulzim Bashën.”

 

 

Meta ka sqaruar edhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike, kreun e të cilës Shtetet e Bashkuara nuk e takojnë.

 

“Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Sali Berishës dhe Amerikës, mes PD dhe Amerikës, ne kemi programin tonë si Partia e Lirisë që është 100% i pavarur dhe nga PD, respektojmë vendimet që marrin anëtarët, simpatizantët nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre dhe ne qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona ndaj partneritetit strategjik me SHBA dhe për të përshpejtuar me ritme marramendëse reformat prioritare në fushën e sundimit të ligjit, krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë kyce për anëtarësimin në BE. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë një zgjedhje të tillë, jemi të bindur që PD është parti e përkushtuar për tju përmbajtur parnteritetit strategjik me SHBA.”

 

Gjatë komunikimit me gazetarët Meta denoncoi qeverinë dhe rritjen e çmimit për familjet që konsumojnë më shumë se 800 kë.

 

“Qytetarët të kenë kujdes nga patranoazhsitët e OSHEE-së për të shmangur tentativat për t’i mbifaturuar”

 

 

Meta kërkoi që çmimi të rritet vetëm për familjet që konsumojnë mbi 1200 KË në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *