E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta: Vullnet për zbatimin e vetingut

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta pranoi se kalimi ne sistemin e ri të drejtësisë për shkak të reformës, përbën një sfidë për institucionet. Por Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur nën drejtimin e tij, sipas Metës, shprehu vullnetin për të dhënë ndihmën e duhur në funksion të zbatimit të vetingut.

 

Por ndryshe nga presidenti, kreu i unionit të gjyqtarëve zbuloi disa pika të rendit të ditës, për sa i përket vlerësimit të gjyqtarëve.

Reklamë

 

Gerd Hoxha tha se në një territor ende të pashkelur KLD shprehu gatishmëri për të ndihmuar në përgatitjen e akteve të duhura, që do rregullojnë modalitetet e rivlerësimit te gjyqtarëve.

 

Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuari. Po ashtu temë e diskutimit ishte  dhe plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë. Kjo për të mos lejuar një bllokim të mundshëm, por dhe vijim normal të punës në proceset gjyqësore.

 

Më shumë video

Reklamë