E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta voton nesër që në 07:00: Me vendosmëri për të vulosur ndryshimin

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka njoftuar se Meta do të votojë të dielën që në orën 07:00 të mëngjesit.

 

Blushi njoftoi se pas votimit, kreu i shtetit do të japë edhe një mesazh të rëndësishëm, siç e cilësoi ai, për të gjithë qytetarët.

 

Meta iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë drejt kutive të votimit ditën e nesërme.

 

“Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës. Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë.”

Vazhdo të lexosh