Subscribe

Vonesat në miratimin e reformës në drejtësi me sa duket e kanë lodhur edhe Ilir Metën i cili ka deklaruar se 20 votat e partisë së tij janë për të votuar këtë reformë. Ndryshe nga deklaratat e tij të mëparshme ku bënte thirrje për një konsensus politik, Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në të njëjtën linjë me komisionarin Johanes Han se përpara të gjithave vendi ynë ka të domosdoshme çeljen e negociatave në fund të këtij viti. Ilir Meta nuk komentoi takimin mes kreut të socialistëve Edi Rama me atë të opozitës Lulzim Basha, por mes fjalëve të tij tha se reforma në drejtësi është përtej llogaritjeve partiake dhe politike. Gjatë mbledhjes së këshillit drejtues të LSI-së, Meta tha se menjëherë pas mbylljes së reformës në drejtësi duhet të fillojë reforma zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *