Subscribe

Mazhoranca ka akuzuar presidentin Ilir Meta se po vonon hyrjen ne fuqi te buxhetit per vitin e ardhshem. 17 dite pas votimit te tij ende kryetari i shtetit nuk ka firmosur ligjin me te rendesishem financiar te 2021 dhe kjo sipas PS po vonon pergatitjet e qeverise per blerjen e vaksines.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Presidenti i Republikës për turpin e tij vazhdon të mbajë peng dekretimin e buxhetit të shtetit. Duke vonuar dekretimin e buxhetit të shtetit, Ilir Meta vonon qeverinë dhe institucionet e tjera të jenë gati për blerjen e vaksinës apo programimin në kohë, të të gjitha nevojave të tjera që ka shteti në përballje me pandeminë.”

 

Socialistet rrezuan dekretin e Metes per ligjin e Policise se Shtetit dhe jane te pergatitur edhe per skenarin qe kreu i shtetit mund te ktheje buxhetin, pasi kane kohe per ta rivotuar ne seancën e 17 dhjetorit. Nderkaq, deputetet kane miratuar nje marreveshje me BERZH qe ka ne fokus perballjen me pandemine.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

“15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv. Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.”

 

Vendimi i fundit i Parlamentit kete te enjte ishte per komisionin qe do te sqaroje akuzat e Dick Martyt, e qe do te kryesohet nga Ulsi Manja.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *