E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta vlerëson kontributin e imzot Frendos në forcimin e harmonisë fetare

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të dielë në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrës, imzot George Anthony Frendo.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta shprehet I nderuar për pjesëmarrjen e tij ndërsa vlerëson kontributin e imzot Frendos në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare.

 

Reklamë

“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta. U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë