E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Meta, vizitë zyrtare në Kinë

Kryetari i kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Kinë, është pritur në një takim nga drejtues të kompanisë “Pauer Construction Corporation Of China”, të cilët shprehën interesin për vazhdimin e investimeve në Shqipëri. Një prej drejtuesve të saj është shprehur se përveç By Pass-it të Beratit, kompania po angazhohet për ndërtimin e rrugës Thumanë – Vorë – Rrogozhinë. Nga ana e tij, kryeparlamentari Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, projekt me interes edhe në kuadër të korridorit të 8-të. Ai theksoi se shteti shqiptar mirëpret investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë