Subscribe

Miratimi i reformës ne drejtësi eshte nje mundësi qe Shqipëria te thithe me shume investime te huaja. Per kete zhvillim pozitiv kryeparlamentari Ilir Meta bisedoi me kreun e Dhomës se Deputeteve britanike, gjate nje vizite ne Londër. Meta dhe David Lidington vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht ne luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, drejtësisë dhe sigurisë.

David Lidington: Gjatë takimit ne kemi folur për çështje të sigurisë. Ne jemi të përkushtuar dhe mbështesim realizimin e të gjitha reformave që po ndërmarrin vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipëria. Ne po bashkëpunojmë në çështjet e gjyqësorit, të rendit publik, në luftën kundër krimit dhe terrorizmit dhe po punojmë për tëgjetur mundësi të reja për të forcuar më tej marrëdhëniet në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Ilir Meta: Ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë në të gjitha drejtimet, të sigurisë, të luftës kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht do të punojmë edhe për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ekonomike, për të rritur investimet britanike në Shqipëri. Dhe shpresojmë që edhe reforma në drejtësi të rrisë besimin e investitorëve britanikë për të investuar më shumë në vendin tone”.

Ne vizitën ne Mbretërinë e Bashkuar Meta shoqërohej edhe nga kryetarja e komisionit te Jashtëm, Arta Dade. Ata paten takime me zv/kryetarin e Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle, me Madeleine Moon, Kryetare e Grupit të sapokrijuar të Miqësisë me Shqipërinë dhe zyrtare te tjere britanike, ne fokus te te cilave ishte forcimi i raporteve dypalëshe, veçanërisht pas referendumit qe vendosi daljen e Britanisë nga unioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *