E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Meta vizitë në luginën e Preshevës

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Luginën e Preshevës, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga shqiptarët që jetojnë atje, si dhe nga drejtuesit vendorë. Dhjetëra shqiptarë të Medvegjës, dolën në rrugë për ta takuar. Në pikën kufitare në Mutivodë, presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

 

Ndërsa zhvilloi një takim edhe me kreun e Medvegjës Nebojsha Arsic. Meta është shprehur i kënaqur nga mikpritja, duke e konsideruar këtë si një ditë të bukur pranë shqiptarëve. Vizita jo zyrtare e Metës ka gjetur jehone edhe ne mediat serbe.

 

Më shumë video

Reklamë