E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta vijon takimet në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës garantojnë mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi. Gjatë takimeve në Uashington me kongresmenët Jim Mc Govern dhe Joe Courtney, kryeparlamentarit Meta iu bë e qartë se SHBA, do të vijojë asistencën në fazën ngritjes së institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po ashtu, u deklarua mbështetja për funksionimin e byrosë kombëtare të hetimit dhe zyrës së prokurorit të posaçëm për antikorrupsionin. Gjithashtu Meta është takuar edhe me zyrtare te tjere te larte, me të cilët diskutoi mbi mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë