E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: Vendimi i Hagës për Karaxhiçin, thirrje për të punuar për bashkëjetesën e popujve

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit Radovan Karaxhiçin.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se ky vendimi është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike.

 

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë