E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Meta: Vallja e Tropojës pasuri kombëtare, të bëhet pjesë e UNESCO-s

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar që kërcimi i Tropojës të promovohet dhe bëhet pjesë e UNESCO-s.

 

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, Meta thotë se është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

 

Reklamë

“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Kërcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

1000 vjet valle TR❤POJE! ???”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/756518084781378/

Vazhdo të lexosh

Reklamë