E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Video · Vendi

Meta uron Sulltan Novruzin: Lindje e shpresës, optimizën, rigjallërim!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, me rastën e festës së Sulltan Novruzit.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se se në këtë ditë që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës uroj mbarësi gjithë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë.

 

Reklamë

“Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”

Më shumë video

Reklamë