E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta uron Presideten e re të PE-së: Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për zgjedhjen në këtë detyrë.

 

Meta shkruan se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

 

“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian! Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.” shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë