Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka uruar të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Bajramit të Madh. Meta iu uron besimtarëve agjërim dhe lutje të pranuara, ndërsa shton se nuk ka begati pa sakrifica.

 

“Gëzuar dhe Me Fat Bajramin e Madh! Urimin më të përzemërt për çdo besimtar mysliman dhe familjen e tij, për pranimin e agjerimit të Ramazanit, lutjeve dhe veprave të mira, për sa më shumë shëndet dhe mbarësi! Nuk ka begati pa sakrifica! Siç na porosit edhe Profeti: “Nxitoni në punë të mira!”, shkruan Meta.

 

Besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramit pas një muaji sakrificash, ku përfshihet agjërimi gjatë muajit Ramazan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *