E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Meta ultimatum Ramës: Lëri lojërat me Kodin Zgjedhor, je i dëshpëruar

Presidenti Ilir Meta kërkoi nga kryeministri Edi Rama të mos bëjë lojëra me Kodin Zgjedhor. Ai bëri thirrje që të mos ndryshohet marrëveshja e 5 qershorit. Sipas Metës, mazhoranca e ka këtë sjellje sepse nuk do të hapë listat nga frika.

 

Reklamë

“Të lërë lojërat me Kodin, të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit. E vetmja gjë që ai  mund të bëjë është të respektojë listat e hapura. Unë ju garantoj se ai nuk e bën këtë gjë. Ai do të prishë marrëveshjen e 5 qershorit sepse është i dëshpëruar pse opozita firmosi dhe nuk kishte kujt t’ja linte fajin më. Ai nuk i do listat e hapura sepse PS i del jashtë kontrollit sepse do të votojnë socialistët dhe jo oligarkët. Ai me lista të hapura në asnjë qark të Shqipërisë nuk del deputet.”

 

Presidenti shtoi se për interesin e shqiptarëve është të hapen listat 100% sepse kjo forcon parlamentarizmin. Nëse do të shkelet 5 qershori, atëherë përgjegjësinë për çdo gjë Ilir Meta do të lërë tek ata që do ta shkelin. Ai tha se do ta konsiderojë këtë një atentat dhe një përpjekje për të instaluar përfundimisht një grusht shteti apo një juntë në Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë