E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta u shkarkua/ Braimllari: Parlamenti monist do të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari komentoi vendimin e Parlmentit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

 

Reklamë

Në rrjetet sociale, Braimllari tha se kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim, të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për këtë është i gatshëm të përdorë çdo dallkauk për t’u bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës. Banditët që vodhën dhe shkatërruan zgjedhjet sot bëjnë moral. Ato kanë vetëm një shqetësim sesi të shmangin vëmendje nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve më 25 prill.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë