Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë është pyetur pak kohë më parë nga SPAK për çështjen CEZ DIA, çështje për të cilën nuk ka shumë detaje se deri në çfarë pike janë hetimet.

Për këtë gjë, Meta u pyet nga kryeredaktori i Vizion Plus Roland Zili në studion e Quo Vadis.

Meta për herë të parë ka treguar se për çfarë u pyet nga SPAK dhe raportet me Kastriot Ismailajn.

Pjesë nga biseda:

Roland Zili: Kur e njeh Kastriot Ismailajn

Meta: Që në fillim të viteve 90

Roland Zili: Çfarë marrëdhënie ke sot me Ismailajn?

Meta: Asnjë marrëdhënie

Roland Zili: Tjetër për çfarë u pyetët

Meta: Ku ke fjetur, me kë ke fjetur.

Kikia: Ju akuzuat Dumanin se e ka takuar Ismailajn në burg

Meta: Ismailaj mund të thotë çdo gjë që të shpëtoj veten Elvis Mata është një mashtrues që ka qenë drejtor i Ismailajt, që u përdor kundër tij më pas nga Damiani e prokuroria, me qëllim të fitonte pala tjetër. Ky person kishte edhe gruan me probleme, se unë çdo gjë e them me përgjegjësi, dhe vjehrra e tij ka marrë tendera nga Damian Gjiknuri.

Kikia: Dumani ka arritur ta bëjë bashkëpunëtor Ismailajn kundër jush

Meta: Nuk më intereson fare se çfarë dëshmon Ismailaj. Meta është kristal i pastër në këtë çështje. Ata merren me këto çështje se ata nuk kanë fuqi të merren me Edi Ramën, e shumë çështje të tjera. “5D” nuk janë gjë farë, do shikoni ato 5 drejtoreshat ju./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *