E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta thirrje protestuesve: Mos u provokoni nga talebanët!

Pas njoftoi mbështetjen e tij në një hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka reaguar sërish presidenti Ilir Meta.

Krahas një fotoje të publikuar nga protesta e së dielës, kreu i shtetit ka publikuar një mesazh në  “Facebook”, ku iu drejtohet protestuesve të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që mos të provokohen nga talebanët.

“Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!”, shkruan Meta.

Pak më herët, Presidenti doli në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe u shpreh se është i gatshëm që të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, të cilën e konsideroi antikushtetues, të paligjshëm dhe antieuropiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë