
Meta: Thërritini mendjes, Shqipëria s’mund të shkojë drejt konfrontimeve
Ndërsa kriza politike sa vjen e thellohet, presidenti meta jep alarmin për rrezikun e një përplasjeje civile. Ai u kërkoi palëve politike të bashkëpunojnë për të mos e cuar shqipërinë drejt konfrontimit.
ILIR META
PRESIDENT I REPUBLIKES
Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq.Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990.
I pyetur nga gazetaret se cilet jane ata qe kane keto interesa okulte, kreu i shteti ka zgjedhur te listoi ata te cilet nuk i kane.
Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve.
E në kushtet kur palët nuk kanë asnjë sinjal bashkëpunimi, një tryeze e thirur nga presidenti, për Metën është shmangie e përgjegjësisë.
Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit.
Mazhoranca është e vendosur të shkojë në zgjedhje në 30 qershor, ndërkohë që opozita po cakton komisionerët për të faktuar sipas saj manipulimet e pritshme në këtë proces.




