Subscribe

Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekretuar datën 10 shtator si momentin kur do të mblidhet për herë të parë parlamenti i ri. Dekreti presidencial shpall se mbledhja e parë e legjislaturës së re do të zhvillohet të premten në orën 10.00.

 

Sipas rregullores se kuvendit mbledhja drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në këtë legjislaturë është Luljeta Bozdo. Debatët në këtë seancë të parë janë të ndaluara dhe e vetmja detyrë është ngritja e komisionit që bën verifikimin e mandatëve të deputetëve dhe i fton ata të bëjnë betimin.

 

Në këtë seancë do të mungojnë Gramoz Ruci, i cili ka vendosur të largohet nga politika, Mark Marku që deklaroi publikisht se nuk do ta marrë mandatin dhe Najada Çomo, e cila tashmë e ka depozituar zyrtarisht dorëheqjen në kuvend.

 

Pas kesaj seance të parë, po ditën e premte kuvendi do të mblidhet sërish për të zgjedhur kryetarin e parlamentit. Pas këtij moment i takon presidentit të emërojë Edi Ramën në postin e  Kryeministrit si propozim i partisë socialiste, e cila ka shumicën në kuvend, 74 mandate.

 

Çdo hap për miratimin e qeverisë varet nga moment kur Ilir Meta dekreton Edi Rama në krye të qeverisë, pasi kushtetuta nuk përcakton afat. Nëse Meta shpall dekretin, Edi Rama kthehet në kuvend për të marrë votëbesimin e deputeteve.

 

Në të kaluarën seanca për miratimin e përbërjes dhe programit politik të qeverisë ka zgjatur dy ditë dhe pas miratimit Edi Rama dhe ministrant e rinj bënë betimin që është hallka e fundit kushtetuese para se kabineti të nisë punën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *