Presidenti Ilir Meta një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor ngriti alarmin për largimin e shqiptarëve nga vendi, duke marrë shkas nga ulja e numrit të nxënësve të regjistruar këtë shtator.
ILIR META
PRESIDENT I SHQIPERISE
Nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Gjithashtu kreu i shtetit i bën apel klasës politike të lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe t i jepet zgjidhje pasojave që sjell kriza në shoqërinë shqiptare, me qëllim rikthimin e besimit për të mos braktisur vendin.
ILIR META
PRESIDENT I SHQIPERISE
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.
Presidenti Ilir Meta theksoi ne fund te mesazhit te tij se largimi nga vendi nuk i jep zgjidhje situatës se krijuar ne Shqipërinë.