E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Të parët në Europë për çmimin e naftës, por me pagë minimale vetem 238 euro/muaj

Presidenti Meta i kushtoi serish nje postim ne facebook situates ne vendin tone te krijuar nga rritja e cmimit te karburanteve.
Sipas kreut te shtetit, shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.
Meta publikoi edhe listen e cmimeve te karburantit ne vendet e Europes referuar te dhenave nga “Global Petrol Price”, duke bere krahasimin me Shqiperine ku nje liter nafte kushton sot 2.2 euro.
Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:
???????? Bullgari 1.55 euro/litër
???????? Rumania 1.6 euro/litër
???????? Kroaci 1.65 euro/litër
???????? Slloveni 1.68 euro/litër
???????? Çeki 1.82 euro/litër
???????? Zvicër 2 euro/litër
???????? Francë 2 euro/litër
???????? Itali 2.1 euro/litër
???????? Greqi 2.1 euro/litër
???????? Gjermani 2.1 euro/litër
Presidenti Meta ne fund shkruan se rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë