E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Meta: Të nxitojmë me reformën

Kryetari i kuvendit Ilir Meta, gjatë takimit me bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u shpreh se duhet punuar më tej për zbatimin pa vonesa të reformës në drejtësi. Për Metën, fokusi duhet përqendruar në krijimin e një klime sa më bashkëpunuese dhe konsensuale politike, në funksion të avancimit me axhendën e reformave kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë. Kryeparlamentari, theksoi se vendi ka  nevojë për progres në kryerjen e reformës  zgjedhore në kohë, ndërkohë që të gjitha palët duhet të reflektojnë  një angazhim më të përgjegjshëm politik, me qëllim garantimin e standardeve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë