Presidenti Ilir Meta bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të dialogut mes qeverisë dhe grevisteve.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit kërkon që të arrihet një zgjidhje, me qëllim për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.”

Meta theksoi se është e nevojshme të bëhet çdo përpjekje, përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e grevisteve.

“Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *