E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Politikë

Meta: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti Ilir Meta e ndali vëmendjen këtë të premte tek biznesi dhe barra fiskale për ta.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ngriti shqetësimin se bizneset paguajnë taksa, por nuk marrin mbështetjen e duhur nga qeveria.

 

Sipas tij, nëse ndihmohet biznesi, është një mënyrë e mirë për të ndalur edhe shpopullimin.

 

“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin! ????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë