Subscribe

Teksa prej dy ditësh Tirana është përfshirë nga protestat e dhunshme Ilir Meta është shfaqur këtë të premte në forumin ndërkombëtar për shpalljen e nismës së Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik të lumit Vjosa.

 

Por edhe këtë forum, Ilir Meta e përdori për të sulmuar qeverinë, madje ai shkoj dhe më tej kur për të mbrojtur Vjosën dhe pasuri të tjera natyrore, duhen zgjedhje të lira dhe të drejta.

 

 

ILIR META

 

Rajonit të Lumit Vjosa dhe gjithë Shqipërisë nuk i mungojnë pasuritë. Përkundrazi! Janë vendimmarrjet politike të gabuara, të pa përgjegjshme, të korruptuara, shkaku i varfërisë dhe shkatërrimit të kësaj parajse natyrore dhe njerëzore. Natyrisht, është detyra jonë, që të mos lejojmë, me mjete dhe institucione demokratike, vendimmarrjet politike të veprojnë në kundërshtim me interesin publik, sikundër në rastin e digave në Lumin e Vjosës.

Dhe parakusht i të gjitha kushteve, për sa me sipër, janë zgjedhjet e lira dhe të drejta.

 

Duke e cilësuar fitore të një beteje anulimin e hidrocentralit në Kalivac, Meta kërkon që e gjithë Vjosa të shpallet Park Kombëtar Lumor pjesa lumore e mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *