Presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë të hënë shembien e Murit të Berlinit.

Kreu i shtetit ka publikuar një video të 31 viteve më parë. Krahas pamjeve, Meta iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të mbrojnë lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

“Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Europës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar”, shkruan Presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *