Subscribe

Kryepralemtari Ilir Meta e ka cilësuar te pakuptimtë ligji i luftën për dy vendet fqinje dhe anëtare te NATO. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Meta tha se një ligj i tillë mund të abrogohet lehtësisht, nëse ekziston vullneti për një gjë te tille.

“Si dy vende ballkanike, kemi trashëguar disa çështje nga e kaluara. Për mua, e para ka të bëjë me Ligjin e Luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Ky ligj i pakuptimtë ka nevojë të abrogohet përmes një akti formal, akti që do të konfirmonte klimën ekzistuese pozitive mes dy vendeve tona. Mes dy fqinjëve të mirë dhe dy vendeve anëtarë të NATO-s nuk mund të ketë ‘Gjendje Lufte’. Ky është një paradoks!”

Por kryeparlamentari është ndaluar dhe te probleme të tjera me shtetin grek, me theks te çështja çame. Meta është treguar i kujdesshëm kur ka thënë nga njëra anë se dy vendet duhet të përballen me çështje të se shkuarës,  ndërsa ka shtuar se interesat strategjike duhet te prevalojne mbi çështje te trashëguara.

“Nuk ka asnjë çështje për të cilën ne nuk mund të diskutojmë si fqinj! Përballja me historinë, ashtu siç kanë bërë kombe të tjerë evropianë në të kaluarën, do të përgatiste terrenin e duhur për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që lidhen me varrezat greke në territorin shqiptar, tekstet e historisë, delimitimin e shelfit kontinental dhe patjetër me ‘Çështjen Çame’, për të cilën ne kemi qëndrime të kundërta dhe të ndryshme. Të gjitha këto çështje janë të trashëguara dhe shkaktojnë dhimbje në të dy anët e kufirit. Ne si Kuvend i Shqipërisë do të mbështesim shkëmbimet konstruktive e të sinqerta mes dy qeverive tona, të cilat duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje praktike, pragmatike dhe “Win-Win”, duke lënë mënjanë çdo tendencë nacionaliste apo emocionale. Interesat tanë strategjikë duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara dhe e vetmja rrugë përpara është përmes dialogut, jo përmes manovrave oportuniste politike.”

Ne kete interviste Meta ka folur edhe per ndërtimin e projektit madhor te TAP-it dhe per rëndësinë e thellimit te bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Greqinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *