E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta takon Thaçin, flitet për integrimin dhe emrin e Maqedonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit.

 

Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

 

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë